Vllaznia në basketboll për meshkuj është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen gjysmëfinale, ajo ka arritur të fitojë 90 me 88 ndaj Kamza Basket.

Kjo fitore është arritur në një atmosferë të mrekullueshme sportive të krijuar në ambjentet e pallatit të sportit “Qazim Dervishi, ku kanë qenë të pranishëm shumë sportdashës.

Basketbollistët shkodranë që drejtohen nga trajneri kosovar Fabian Gjuka, e kanë mbyllur krejt takimin me 2 pikë avantazh, me rezultatin 90-88. Vërshëllima e fundit e gjyqtarisë është shoqëruar me një atmosferë të jashtëzakonshme në pallatin e sportit.

Me fitoren e sotshme, ekipi i Vllaznisë në basketboll ka siguruar daljen në finale ndaj Tiranës dhe përballja me të do të luhet ditën e nesërme në kryqytet, në pallatin e sportit “Farie Hoti”, duke nisur nga ora 18:00.
Maringlen ZHIVANI