Vllaznia futsall ka marre nje fitore me shume vlere pasditen e sotme ndaj Flamurtarit dhe si rrjedhoje eshte kualifikuar per ne finalen e kampionatit. Ajo ka triumfuar me sukses ne shifrat 6-1, rezultat ky qe nuk le vend per asnje aludim per meriten e kesaj fitoreje, ndonese luante ndaj skuadres e cila e kishte mbyllur kampionatin e rregullt ne vendin e pare te renditjes.
Ka qene futbollisti Besfort Gjoklaj ai qe ka realizuar golin e pare te ndeshjes dhe pjesa e pare eshte mbyllur vetem me kete gol. Krejt ndryshe do te ishte e dyta e cila do te sillte edhe fitoren e thelle te kuqebluve.
Ari Djepaxhia do te tregonte nje forme te shkelqyer sportive duke shenuar tre gola njeri pas tjetrit, por nuk do te mungonin as golat e trajnerit- lojtar Alsid Tafili dhe ai i Semir Gokajt. Ndersa ne krahun tjeter vlonjatet do te shenonin vetem nje gol, ate me autor futbollistin Maze.
Ne kete menyre me fitoren 6-1, Vllaznia ka siguruar kualifikimin ne finale, aty ku do te ndeshet me Tiranen. Kjo e fundit ne gjysmefinale ka mundur me shifrat 11-5 ekipin e Partizanit. Tashme mbetet per t’u mesuar date e finales se shumepritur, ne te cilen futbollistet shkodrane padyshim qe do te futen ne fushe me objektivin e qarte per te fituar dhe per t’u shpallur kampion.(www.shkodrasport.com)