Mickael Panos dhe Zinedin Mustedanagiç pritet të jenë futbollistët e parë që do të largohen nga Vllaznia. Si mesfushorit francez, ashtu edhe mesfushorit boshnjak, u skadon kontrata dhe nuk pritet të rinovojnë.
As Panos dhe as Mustedanagiç, nuk janë aktivizuar asnjë minutë nga Josa. Madje, Panos në tre ndeshjet e fundit nuk ka qenë as në stol, ndryshe nga Mustedanagiç.
Me Vllazninë, francezi ka katër ndeshje të luajtura, dy në Kupë dhe dy në kampionat, teksa në Superiore ka vetëm 9-minuta aktivizim.
Ndërkohë, Mustedanagiç në 32 ndeshje të luajtura me Vllazninë, 25 në kampionat dhe 7 në Kupë, ka shënuar 8 gola në të dy kompeticionet së bashku.
Në Superiore, boshnjaku me shkodranët ka 910 minuta në këmbët e tij, teksa në 10 ndeshje e ka nisur si titullar, ndërsa në 15 të tjera është aktivizuar si zëvëndësues.
Maringlen ZHIVANI