HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia, gati edhe për 'spastrime' të tjera

Vllaznia, gati edhe për ‘spastrime’ të tjera

Edhe në këtë sezon, Vllaznia do të ketë pjesën më të madhe të futbollistëve që mbyllën sezonin e shkuar. Klubi ka nisur edhe merkaton, teksa Lorik Boshnjaku dhe Dajan Shehi janë dy afrimet e para të kuqebluve. Shkodranët e kanë ruajtur boshtin nga sezoni i shkuar, por mund të ketë akoma edhe ndonjë largim.

Burime në klub tregojnë për “Shkodra Sport” se ndonjë futbollist që nuk ka bërë diferencën dhe nuk ka pasur hapësira, mund të largohet në ditët e ardhshme, me klubin që i ka idetë e qarta dhe mbeten për t’u bërë vetëm zyrtarizimet, qoftë në dalje dhe hyrje.

Siç dihet, presidenti Xhaferi ka konfirmuar trajnerin Mirel Josa për sezonin e ri, teksa ai do të ketë si ndihmës Vioresin Sinanin dhe Auron Milotin. Ky i fundit do të ketë edhe më shumë detyra sepse do të jetë i ngarkuar edhe në aspektin menaxherial të klubit.

Ndërkohë, Ideal Lekiqi, me eksperiencën e tij pritet që të plotësojë stafin si trajner portierësh, teksa prej vitesh është pjesë e Vllaznisë. Pa harruar këtu, edhe përgatitësin atletik bullgarin Tzokov.

Në vijim, klubi do të jetë i fokusuar vetëm për përforcimet në këtë merkato, ndërsa faza përgatitore tashme eshte vendosur qe do te zhvillohet ne Austri.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments