Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREVllaznia, gati një tjetër titullar për ndeshjen ndaj Erzenit

Vllaznia, gati një tjetër titullar për ndeshjen ndaj Erzenit

Vllaznia në këto javët e para të këtij sezoni, ndonëse po shfaqet mjaft mirë në kampionatin e Kategorisë së Parë, ka vuajtur thuajse në çdo sfidë mungesën e titullarëve.

Antonio Marku, Renato Malota, Valdo Zeqaj, Olsi Gocaj, Alsid Tafili apo dhe Gilman Lika kanë qenë mungesat e trajnerit të kuqveluve Hasan Lika në pesë ndeshjet e shkuara.

Por, me periudhën e ndërprerjes së kampionatit, janë rikuperuar, madje edhe Alsid Tafili, që së bashku me Gilman Likën e ndoqën ndeshjen ndaj Veleçikut nga tribuna të dy së bashku, duket se do të jetë gati për ndeshjen e radhës që Vllaznia do të luajë me Erzenin e Shijakut.

Vllaznia, aktualisht ndodhet në krye të tabelës së renditjes dhe ka 15 pikë, 5 pikë më shumë se Dinamo që mban vendin e dytë dhe 6 më shumë se shijakaksit e vendit të tretë, të cilët i presin në fundjavë në Shkodër. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments