Duhen edhe gati 3 jave qe te hapet merkatoja e dimrit edhe per futbollin ne Shkoder dhe kuptohet qe te gjithe ekipet kane nisur te bejne planet per levizjet e mundshme.
E njejta situate ndodh aktualisht edhe tek Vllaznia. Drejtuesit e skuadres kane deshire te bejne ndonje levizje te mundshme per te forcuar pozicione te veçanta ku ndoshta nuk ka dublime lojtaresh, ashtu siç mund te kete edhe ndonje largim.
Por mesa duket tashme Vllaznia e ka bere realitet blerjen e pare. E kemi fjalen per mesfushorin francez Michael Panos i cili ndodhet prej shtatorit ne Shkoder.
Ai vinte pas nje periudhe demtimi dhe e gjithe kjo kohe i ka sherbyer per t’u rehabilituar dhe tashme eshte gati per te luajtur. Gjate kesaj kohe, stafi teknik ka patur mundesine dhe kohen e mjaftueshme ne dispozicion per te evidentuar vlerat e tij dhe duket se jane bindur per to.
Vete lojtari ne profilin e tij ne instagram e konsideron veten pjese te Vllaznise, çka do te thote se kontrata mund te jete firmosur dhe ai thjesht pret vetem per t’u federuar./SHKODRA-SPORT.COM/