Pas atyre me ekipet malazeze te Buduçnostit dhe Sutjeskes, Vllaznia ka planifikuar nje tjeter ndeshje miqesore ne fundjave.

Pikerisht te dielen kuqeblute do te jene ne fushe ndaj ekipit serb te Novi Pazarit. Gjithçka eshte vendosur prej ditesh ne mes dy ekipeve dhe tashme mbetet vetem luajtja e kesaj miqesoreje.

FK Novi Pazar merr pjese ne Superligen serbe dhe ne sezonin e fundit eshte renditur ne mes te tabeles se klasifikimit.

Vllaznia do te kerkoje ndaj saj te marre fitoren e pare ne serine e miqesoreve qe po zhvillon ne prag te ndeshjeve europiane me boshnjaket e Shiroki Brijeg.

Kujtojme qe ekipi shkodran ka barazuar te shtunen e kaluar 1-1 ne Podgorice ndaj Buduçnostit, ekipit kampion te Malit te Zi, ndersa sot barazoi me te njejtin rezultat ne Zllatibor ndaj ekipit nenkampion te ketij vendi, Sutjeskes se Nikshiqit./SHKODRA-SPORT.COM/