Bojan Zogovic e mbylli me Vllazninë pas tri viteve të kaluara në Shkodër. Dhe kuqeblutë nuk kanë humbur kohë, duke gjetur në Kategorinë e Parë pasuesin e malazezit.

Sipas SuperSport, klubi shkodran ka arritur marrëveshjen me Korabin në lidhje me Avernold Qyrani. “Gardiani” 25-vjeçar ka zhvilluar performanca pozitive me skuadrën dibrane.

Gjirokastriti është pjesë e Korabit prej janarit të vitit 2021. Teksa ishte pjesë e dibranëve edhe në periudhën verë 2018-janar 2019. Më parë ka luajtur me Luftëtarin, Naftëtarin dhe Butrintin.

Vllaznia ka paguar në arkat e Korabit për kartonin e Qyranit, i cili do të rivalizojë me Kristi Qarrin për një fanellë titullari mes shtyllave të skuadrës së Migen Memellit.