Vllaznia ka zhvilluar dje një test miqësor ndaj ekipit B. Miqësorja brenda familjes ka prodhuar 7 gola, me ekipin A që ka fituar 5-2.

Dy gola janë shënuar nga Da Silva, që është një nga afrimet e verës për ekipin e Brdaric.  Kruja, Imeri dhe Dilaver janë autorët e tre golave të tjerë.

Për ekipin B kanë shënuar Kalaja dhe Jonuzi. Shkodranët nuk kanë preferuar të gjejnë kundërhstar nga Superliga apo Kategoria e Parë, duke zgjedhur të shohin gjendjen në një përballje brenda vetes.

Trajneri Brdaric tanimë ka bërë zgjedhjet e tij, duke pritur një datë për nisjen e garës, me futbollin që vijon të jetë në bojkot./newsport/