Vllaznia do të pres të diel në 16:45 Partizanin. Ndeshja e javës së tetë të Kategorisë Superiore do të luhet në “Loro Boriçi”, teksa te shkodranët pritet të rikthehet pas një dëmtimi Viktor Da Silva.

Braziliani është një lojtar mjaft cilësor dhe lojtar që ka treguar paraqitje mjaft të mirë, si në miqësore ashtu edhe ndeshjet zyrtare të ktij sezoni.

Natyrisht që mungesa e Ismail Dungës prish jo pak punë, e për më tepër që keniani ishte në një formë mjaftë të mirë në këtë fillim-sezoni. Gjithsesi, trajneri Tomas Brdariç ka një skuadër të mirëorganizuar dhe grup të plotë.

Vllaznia synon që të mos ndalete dhe pse ka një duel mjaft të fortë me të kuqtë që ashtu si kuqeblutë duan titullin kampion dhe kanë shfaqur ambicie javët e fundit…