Vllaznia ka marrë sot një fitore shumë të vlefshme në transfertë ndaj Flamurtarit, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Kjo ka qenë fitorja e parë për të, për këtë Vit të Ri
Për të mos e bërë të vështirë këtë kalim drejt katërshes, mendoi mesfushori Zinedin Mustedanagiç, teksa Vllaznia nuk është duke kaluar formën e saj më të mirë në këtë periudhë. Të besuarit e Thomas Brdariç, do të tentojnë ndeshjen tjetër në Shkodër, në çerekfinalen e kthimit, që ta mbyllin këtë çështje.
Në fakt, as sot nuk ka qenë aspak një ndeshje e lehtë për Vllazninë, sepse vlonjatët kanë tentuar të bëjnë surprizën, sidomos pas golit të shënuar nga ana e tyre. Mirëpo eksperienca dhe loja më e mirë e Vllaznisë, kryesisht në pjesën e parë, ka bërë diferencën.
Sot, shkodranët arritën një triumf shumë të rëndësishëm, teksa falë kësaj fitoreje, ekipi i drejtuar nga Thomas Brdariç shkon me një avantazh tejet te rëndësishëm para sfidës së kthimit që do të luhet me 9 shkurt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Maringlen Zhivani