Me ndeshjen Kukesi- Laçi qe perfundoi ne shifrat 1-2 per kurbinasit, eshte mbyllur java e 12-te e Kategorise Superiore. Ndalesa e kukesianeve i ka dhene mundesine Vllaznise si ndjekesja e saj me e afert qe tashme t’i ofrohet ne vetem 3 pike.

Nderkohe Tirana vazhdon te kryesoje, tashme ne kuoten e 27 pikeve ndersa pritet me shume interes sfida e javes se ardhshme ne Laç. Ky i fundit me fitoren e sotme u ngjit ne kuoten e 18 pikeve dhe padyshim qe pritet nje sfide shume interesante.

Ne keto rrethana, kur javen e ardhshme do te kemi edhe nje perballje Teuta- Kukesi dhe ne kete menyre, Vllaznia duhet ta shfrytezoje per t’iu ofruar edhe me shume dy ekipeve te kreut dhe per t’iu shkeputur skuadrave qe e ndjekin nga pas.


RENDITJA PAS JAVËS SË 12-të:

1. TIRANA 27 pike

2. KUKESI 23 pike

3. VLLAZNIA 20 pike

4. LAÇI 18 pike

5. TEUTA 17 pike

6. PARTIZANIA 15 pike

7. DINAMO 13 pike

8. SKENDERBEU 11 pike

9. EGNATIA 11 pike

10.KASTRIOTI 5 pike