Tirana ka marrë një fitore me shumë vlera në ditën e sotme teksa ka mposhtur me rezultatin 0-2 në transfertë, Flamurtarin. Bardheblutë, edhe prej mungesave të shumta u treguan cinikë gjatë lojës dhe morën pikët aq shumë të vlefshme për objektivin final, teksa iu mjaftoi një autogol i Vrapit dhe një realizim i Kobina në minutën e 88.
24-herë kampionët e Shqipërisë vuajtën në disa fragmente të sfidës, teksa pavarësisht situatës Flamurtari, luftoi dhe kërkoi të shfaqte më të mirën.
Megjithatë, autogoli i Vrapit në pjesën e parë solli qetësinë te kryeqytetasit, ndërkohë që në fraksionin e dytë, Tirana kishte epërsinë dhe rastet për të dyfishuar. Por, Ngo e Kobinah nuk arritën të shfrytëzonin mundësitë.
Duhej pritur minuta e 88-të, kur Kobinah tregohet i saktë duke shënuar në hyrje të zonës një gol mjaft të rëndësishëm duke shuar shpresat e vlonjatëve për të marrë një pikë.
Kështu, Tirana mbetet në kryesimin e Superiores me 50 pikë teksa shfrytëzon edhe barazimin e Kukësit me Vllazninë dhe shkëputet në 6 pikë nga verilindorët./VipSport/
Formacionet zyrtare:
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, Nebihu (Rapaj), Haruni, Ramos, Indinjo, Ribaj, Hoxhaj
Trajner: Marselo Troisi
Tirana: Lika, Muça, Doka, Osmani, Hoxhallari, Sidibe, Batha, Halili (Ismajlgeci), Muçi (Karabeci), Kobinah, Ngo (Hasani)
Trajner: Emanuel Egbo