Emri i tij ka qene objekt i merkatos se disa prej ekipeve te Superliges shqiptare gjate ketyre diteve teksa e kane kerkuar Vllaznia, Partizani, Tirana, madje se fundi edhe Dinamo.

E kemi fjalen per mesfushorin Idriz Batha. Por ai nuk do te luaje ne kampionatin tone ne sezonin e ardhshem sepse ka zgjedhur te luaje ne nje vend tjeter, pikerisht ne Arabi. Nje gje te tille e ka bere te ditur vete lojtari ne nje prononcim per “Sport News” ku eshte shprehur:

“Unë kam firmosur në Arabi dhe atje do ta kalojë një sezon. Për cilën skuadër bëhet fjalë? Është një skuadër e Kategorisë së Parë, natyrisht nuk është një ekip i elitës, pasi siç po e shikon, Saudi Proffesional League po zhvillohet shumë dhe është pak e vështirë.

Sa i takon ofertave nga kampionati shqiptar, me duhet ta pranoj se kam patur bisedime. Me Dinamon nuk kam patur asnjë kontakt. Bisedimet më të avancuara kanë qenë me Tiranën dhe Vllazninë. Madje, Vllaznia erdhi me ofertë konkrete, ndërsa Tirana pak e stepur. Edhe unë edhe Tirana nuk e gjetëm rrugën e përbashkët”./SHKODRA-SPORT.COM/