Vllaznia ka zhvilluar pasditen e së dielës të parën stërvitje me gjithë përbërjen e ekipit. Megjithatë, sërish ka patur mungesa teksa lojtari afrikan Ualusimbi ka qenë me leje, ashtu si dhe Hygor, ndërkohë që kanë munguar edhe dy brazilianët Emerson dhe Uenderson që duket se nuk do të jenë pjesë e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.
Po ashtu ka munguar edhe moldavi Cojocaru per te cilin ende nuk dihet nese do te vazhdoje te jete pjese e skuadres apo jo ndersa lojtari tjeter qe perflitet se mund te largohet nga Vllaznia, maqedonasi Ristevski, ka qene i pranishem ne kete seance dhe ka zhvilluar stervitjen bashke me pjesen tjeter te ekipit.
Megjithatë, trajneri Mirsad Jonuz në prononcimin e tij të parë për këtë vit, është shprehur entuziast për gjysmën e dytë të sezonit ndërkohë që ka deklaruar se nga dita e mërkurë ekipi do t’i vijojë stërvitjet në Ohër.
Vllaznia do të largohet nga Shkodra të mërkurën dhe padyshim që gjatë këtyre ditëve do të tentohet të gjejë lojtarët e duhur nga merkatoja, por gjithsesi deri më tani ende nuk ka asnjë lëvizje konkrete.
Starti duket i mbare i pergatitjeve per kete vit megjithate duhet pare tashme se çfare do te ndodhe me merkaton e kuqebluve. Nese vijne lojtaret e duhur, atehere padyshim qe Vllaznia pritet te beje nje paraqitje edhe me te mire ne gjysmen e dyte te sezonit.
www.shkodrasport.com