Vllaznia e sezonit te ri ende nuk eshte krijuar plotesisht sepse drejtuesit po negociojne si me trajnerin ashtu edhe me futbollistet, por nga ana tjeter vemendja eshte hedhur edhe nga elementi i ri.
Klubi shkodran ka rikthyer tashme 20 vjeçarin Egzon Shimaj qe ka luajtur ne dy sezonet e fundit me Besen, por nga ana tjeter mesohet se u ka ofruar kontrate edhe 2-3 elementeve te spikatur te ekipit Vllaznia U19.
Nuk behen te qarte emrat e tyre, megjithate behet e ditur se jane futbolliste qe jane vezhguar me shume kujdes gjate gjithe sezonit dhe drejtuesit jane bindur per aftesite e tyre.
Ne ditet ne vijim pritet qe ata te firmon me Vllaznine dhe ky eshte nje lajm i mire sepse po punohet edhe per perspektive dhe te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/