Vllaznia po kerkon te perforcohet ne çdo repart dhe se fundi ne skene kane dale edhe emrat e pare per repartin e sulmit. Sipas mediave te shkruara, drejtuesit kuqeblu jane te interesuar per te marre sulmuesin e Dinamos Luis Kaçorri.
Ka qene gazeta “Panorama Sport” e cila ne numrin e saj te sotem shkruan: “Luis Kaçorri, një tjetër sulmues nën kontratë i Dinamos, mund të lërë blutë, por për një tjetër skuadër të Superiores. Bëhet me dije se për sulmuesin 26-vjeçar ka një interesim nga Vllaznia.
Me sa duket, klubi shkodran po kërkon një lojtar të ngjashëmme Balajn dhe drejtuesit e Vllaznisë kanë evidentuar Kaçorrin, golashënuesi më i mirë i Dinamos sezonin efundit, me 9 gola. Lojtari ka kontratë me kryeqytetasit dhe mbetet për t’u parë, nëse mund të ketë një akord mes palëve.
Ajo që dihet deri tani ka të bëjë me faktin se interesimi i Vllaznisëështë real dhe drejtuesit e Dinamos do të shohin se çfarë do të afrojnë shkodranët në këmbim të sulmuesit. Nëse do të largohej edhe Kaçorri, atëherë për qendrën e sulmit blu do të mbeteshin Ardit Tahiri dhe afrimi i parë i merkatos verore, Mandela”.