Sot ne oren 16.00 ne stadiumin “Adush Muça” te Ballshit do te luhet ndeshja ne mes Bylisit vendas dhe Vllaznise. Nje takim qe pritet me shume interes nga te dy tifozerite e ekipeve te cilet padyshim qe do te mbeshtesin ekipet e tyre per arritjen e fitores.

Ne kampin shkodran ka dy- tre dilema ne lidhje me formacionin qe do te hedhin ne fushe. Trajneri Mirsad Jonuz duket se ende nuk e ka vendosur 11-shen qe do te hedhe ne fushe.

Dilemat fillojne nga porta sepse Sherri ka nje demtim ne kembe dhe nuk eshte e sigurte nese do te luaje apo jo. Nese vendoset qe ai te mos luaje, atehere ne mes te katerkendeshit do te luaje Laço. Jo me kot, stafi teknik ka grumbulluar tre portiere per kete takim.

Ne mbrojtje ka nje dyshim se kush do te jete i katerti qe do ta plotesoje kete repart sepse tre jane te sigurte: Gurishta, Shehi e Malota. Tjetri ka nje balotazh ne mes Ruqit e Lekajt.

Ne mesfushe nderkohe ka serish nje dyshim nese do te luaje apo jo Krymi i cili ka edhe ai ka nje demtim ne gju. Nese nuk luan, ne vend te tij pritet te luaje Marku. Perveç tij do jene edhe Hygor e Shtubina.

Edhe ne sulm pritet te mos kete ndryshime teksa do te luaje e njejta treshe si ndaj Laçit, me Liken, Krujen dhe Zogajn.
www.shkodrasport.com