Vllaznia e mbylli fazën e parë si kryesuese e Superligës. Shkodranët kanë bërë këtë sezon nisjen më të mirë të 10 viteve të fundit, teksa humbja në Laç nuk ka zbehur atmosferën.
Stafi teknik do duhet të motivojë lojtarët, pasi brenda dy ditëve Vllaznia do luaj me dy vendet e fundit.
Të mërkurë, shkodranët udhëtojnë drejt Fierit për t’u përballur me Apoloninë, ndërsa të diel luajnë në shtëpi me Skënderbeun.
Dy kundërshtarët e ardhshëm të Vllaznisë mbajnë aktualisht vendet e fundit në klasifikim, me kalendarin që po tregohet bujar për kryesuesit në momentin e duhur. Të “fituara” në letër, të besuarit e Brdaric duhet të tregojnë formën edhe në fushë./newsport/