Vllaznia ka siguruar tre pikë të arta në shtëpi përballë Bylisit duke fituar 2-0 për të tentuar një arrati të vogël në kryesimin e Superiores.
Shkodranët diktuan ritmin e tyre në ndeshje, duke qenë vazhdimisht pranë zonës kundërshtare derisa gjetën golin me anë të Stojanoviç në fillimin e fraksionit të dytë të lojës.
Pastaj ata shpërdoruan mundësi të mira për të shënuar përsëri në portën kundërshtare, teksa ballshiotët shfaqeshin pak të rrezikshëm para Qarrit.
Megjithatë, ata mund të ktheheshin në ndeshje nga një penallti e akorduar me VAR, i cili më parë kishte anuluar një të tillë për shkodranët. Por Ruçi gaboi me “Panenka”, duke i dhënë frymëmarrje vendasve, të cilët më pas gjetën golin e dytë me Balajn dhe siguruan tre pikët.
VLLAZNIA-BYLIS 2-0
47′ Stojanoviç, 80′ Balaj