Vllaznia ne boks eshte shpallur mesditen e sotme kampione e Shqiperise per te 24-ten here. Ky eshte verdikti i kampionatit te mbyllur ne “Qazim Dervishi” te Shkodres permes polemikash, madje edhe akte dhu.ne.

Gjithçka ka ndodhur pas finales te peshe 75 mes Arjon Kajoshit te Vllaznise dhe Alban Beqirit te Tiranes. Pas nje rivaliteti te forte ne ring, gjyqtaria ne fund ka shpallur fitues me rezultatin 2-1 boksierin shkodran.

Kjo nuk i ka pelqyer stafit dhe boksiereve bardheblu qe kane reaguar tek kryegjyqtari Abazi i cili ne fakt u ka vene ne dispozicion vendimin e tre arbitrave te tavolines ne favor te Kajoshit. Kjo ka bere qe trajneri Bushati ne shenje revolte te braktise ndeshjet duke marre rrugen per te dale nga ambjentet e pallatit te sportit.

Por gjate daljes, ai duket se ka patur per te sqaruar diçka me nje pjese te tifozeve qe ishin te vendosur ne tribunen qendrore. Sharjet dhe ofendimet mes paleve kane shkuar deri ne ate pike sa tifozet te reagojne keq ndaj Bushatit, madje duke e goditur.

Kaq ka mjaftuar qe ne parket pastaj te zbresin te gjithe dhe goditjet mes paleve kane vijuar derisa ka ardhur nderhyrja e policise. Me qetesimin e situates, trajneri Bushati nuk ka pranuar te vazhdoje me ndeshjet dhe si rrjedhoje e ka braktisur kampionatin bashke me sportistet e tij.

Sakaq, eshte mbledhur menjehere gjyqtaria dhe kryesia e Federates qe sipas rregullores, kane vendosur vazhdimin e kampionatit, ndonese ne tre ndeshjet e mbetura do kishte pjestare te Tiranes.

Gjyqtaria ka zbatuar rregulloren teksa boksieret finaliste jane ngjitur ne ring dhe me pas jane shpallur fitues. Ne fund eshte zhvilluar edhe ceremonia e ndarjes se çmimeve ku boksieri me teknik eshte shpallur Shpetim Bajoku i Vllaznise, me luftaraku Mikel Çullhaj i Studentit dhe me i miri Krenar Zeneli i Flamurtarit.

Kampion i vendit nderkohe eshte shpallur ekipi i Vllaznise, ndersa ne vend te dyte dhe te trete jane renditur Flamurtari e Studenti./SHKODRA-SPORT.COM/

Kampionet sipas peshave:

48 kg Rifat Bajrami (Vllaznia)

51 kg Drean Zariqi (Vllaznia)

54 kg Bashkim Bajoku (Vllaznia)

57 kg Lauar Aliu (Vllaznia)

60 kg Krenar Zeneli (Flamurtari)

63.5 kg Shpetim Bajoku (Vllaznia)

67 kg Mateo Zeneli (Flamurtari)

71 kg Denis Nurja (Tirana)

75 kg Arjon Kajoshi (Vllaznia)

80 kg –

85 kg Mikel Çullhaj (Studenti)

92 kg Kristian Demaj (Vllaznia)

+92 kg Nelson Hysa (Vllaznia