Luhet duke filluar nga ora 13:00, ndeshja mes Kastriotit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.
Nga ndeshja e fazës së dytë me Kastriotin deri te sfida sotme me krutanët, Vllaznia ka zhvilluar nëntë ndeshje, ku ecuria i ngjan një ekipi që lufton për mbijetesë, jo një pretendenti për titull.
Nga Kastrioti te Kastrioti të besuarit e trajnerit Brdariç kanë marrë 7 pikë, me 1 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, si dhe me golavarazh 5-8. Kjo ecuri negative bëri që Vllaznia nga e para me +9 pikë nga ndjekësit të përfundojë e katërta me -2 pikë nga Laçi kryesues.
Skuadra e Ndreut do të kërkojë të surprizojë sërish shkodranët ditën e sotme, ku do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv.
FORMACIONET ZYRTARE:
Kastrioti: Hidi, Çela, Bojom, Shkala, Prodani, Rezi, Deliaj, Moraes, Devid, Mehmeti, Bardhi. Trajner: R. Ndreu.
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Isaevski, Kaleziç, Imeri, D. Shehi, Marku, Kruja, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: T. Brdariç