HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia kërkon triumfin ndaj Laçit, por ja prej sa vitesh nuk fitojnë...

Vllaznia kërkon triumfin ndaj Laçit, por ja prej sa vitesh nuk fitojnë shkodranët jashtë

Vllaznia ka nisur përgatitjet për takimin ndaj Laçit, që do të luhet në transfertë të shtunën në orën 13:45. Trajneri gjerman, Tomas Brdariç, kërkon përqendrim maksimal nga lojtarët, për të lënë pas festimet e fitores së fundit.

Përveç sulmuesit Ismail Dunga, i cili është ende në Kenia dhe do të mungojë ndaj Laçit, e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe nuk ka as lojtarë të dëmtuar dhe as të pezulluar për kartonë.

Interesant është fakti se shkodranët luajnë në një fushë ku janë mundur sistematikisht në këto 6 sezonet e fundit.

Fitorja e fundit e Vllaznisë në Laç daton që më 23 mars 2014 me shifrat 0-2, ku vendosnin golat e Arsid Krujës dhe Ndriçim Shtubinës në pjesën e parë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments