Vllaznia- Korabi do te luhet neser ne oren 15.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ne pamje te pare konsiderohet nje ndeshje jo dhe aq e rendesishme sepse te dy ekipet nuk do ta kene jetike fitoren.
Por nderkohe ka nje lajm qe ka qarkulluar mbremjen e sotme dhe eshte shume interesant. Behet fjale per arbitrin qe do ta drejtoje ate. Ne fakt duket se do te arbitre dhe jo arbiter sepse kete takim mund ta drejtoje Emanuela Rrusta, arbitrja me stemen e FIFA-s.
Te pakten keshtu ka raportuar faqja “kategoria e pare” ne instagram kur shkruan: “Ditën e nesërme, Vllaznia dhe Korabi do të përballen mes tyre në “Loro Boriçi”, për llogari të javës së 24. Risia e madhe në këtë ndeshje do të jetë Emanuela Rusta.
Gjyqtarja me stemën e FIFA-s do të vendosë drejtësi në fushën e lojës, duke debutuar kështu për herë të parë si gjyqtare kryesore në futbollin e të rriturve”.
Ne fakt duhet pritur dita e neserme per te pare nese vertete do te jete keshtu apo jo. Federata Shqiptare e Futbollit nuk eshte duke i publikuar emrat e arbitrave me heret, ndoshta per te ruajtur anonimatin e tyre deri pak ore para ndeshjes.