Vllaznia kryeson tashmë Superioren e vetme. Kuqeblutë kanë 2 pikë më tepër se Egnatia ndjekëse dhe 5 më shumë se Teuta, Elbasani e Dinamo.

Alban Xhaferi ka ndarë një foto të renditjes pas shtatë javësh të luajtura. “Ky është vetëm fillimi”, shkruan presidenti i Vllaznisë.

Objektiv kryesor për kuqeblutë në këtë edicion është rikthimi i titullit kampion. Trofeu më i rëndësishëm në vend mungon nga vitit 2001.

Skuadra e Edi Martinit po përgjigjet mjaft mirë. Me 12 gola të shënuar ka edhe sulmin më të mirë të Superiores.