Me një fitore të thellë ndaj Elbasanit është kualifikuar Vllaznia për në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë kanë fituar me rezultatin e thellë 8-0 ndaj elbasanasve që e kishin të vështirë të reagojnë ndaj furisë së sulmeve të vendasve.

Në pjesën e parë kanë shënuar Dilaver, Imeri dy herë dhe Dunga, ndërsa në pjesën e dytë janë shënuar edhe katër gola të tjerë, dy prej të cilëve mbajnë firmën e Victor da Silvës, ndërsa dy të tjerët janë shënuar nga Çoba dhe Mandiangu.

Vllaznia në këtë mënyrë e sheh veten në 8 skuadrat më të mira të këtij kompeticioni dhe padyshim që do të synojë të shkojë sa më larg edhe në këtë kompeticion. Këtë gjë thotë edhe trajneri Brdariç në prononcimin e dhënë për mediat.

Me kualifikimin ndaj Elbasanit, Vllaznia tashmë do të shohë përpara edhe në Kupë dhe është në pritje të shortit për të mësuar emrin e kundërshtarit në turin çerekfinal.