Mirel Josa apo Shpetim Duro? Nje sfide brenda sfides mes dy nder trajnereve me te mire te Superiores. Trajneri i Vllaznise, Josa nuk ka shume qe ka ardhur ne krye te stolit shkodran, ndersa ai i Laçit pasoi ne krye te pankines kurbinase vete Josen.

Dita e madhe e perballjes mes tyre do te jete te marten ne oren 19:00. Si ekipi i Vllaznise, me Josen ne krye, ashtu edhe ekipi i Laçit, me Duron, jane gati per te ndezur “Air Albania” ne Tirane, me synimin final, ngritjen e trofeut ne perfundim te ndeshjes se fundit te ketij kompeticionit per kete sezon.

Balle per balle, dy “stratege” te padiskutueshem, teksa nga idete e tyre ndoshta pritet te vendoset edhe kjo finale.

Trajneri i Laçit, Duro, ne rikthimin e tij te dyte te kurbinasit, sido qe te perfundoje, e ka kaluar provimin, pasi ekipi do te marre pjese ne Kupat e Europes, merite kjo padyshim edhe e trajnerit aktual te Vllaznise, Josa, teksa ai ishte nje ndihmese e madhe per Laçin per te arritur kete synim, kur ishte ne krye te kurbinasve.

Megjithate, ne fazat vendimtare, trajneri i shkodraneve, Josa ka ditur pothuajse gjithmone te nxjerre me te miren e mundshme ekipeve ku ka drejtuar, madje duke dale edhe si fitues. Ky i fundit, ne krye te Vllaznise, ne dy ndeshje ka marre dy fitore rradhazi, teksa do kerkoje edhe te treten ne finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Laçit te marten.

Ne kete finale, Josa dhe Duro kane mbi shpatulla pergjegjesi te madhe. Megjithate, cili do te jete ai qe fitoje? Verdiktin do e tregoje fusha e “Air Albania” te marten ne oren 19:00.
Maringlen ZHIVANI