Vllaznia ka barazuar 1-1 ndaj Egnatias ne Rrogozhine duke u mjaftuar vetem me nje pike ne nje ndeshje qe duhej ta kishte fituar me çdo kusht per vete pretendimet e saj.
Ndeshja ka nisur mire per Vllaznine dhe si rrjedhoje u duk se po e kontrollonte lojen, por ne minuten e 16-te eshte Egnatia qe shenon.
Ka qene mesfushori Imeri qe me nje gjuajtje te shkelqyer nga jashte zone, e dergon topin ne trekendeshin e portes shkodrane. Nje gol i papritur qe vuri ne veshtiresi Vllaznine e cila u mundua te reagonte por manovra e saj sulmuese nuk funksionoi ashtu si duhet. Megjithate nje minute para fundit te pjeses se pare ne loje do te hynte VAR-i.
Portieri Puja ka nderhyre ne menyre te parregull ndaj Latifit dhe arbitri Barjamaj ne fakt vazhdoi lojen, por eshte sinjalizuar per nje nderhyrje jokorrekte dhe pasi e ka pare edhe vete, ka akorduar 11- metersh per Vllaznine. Nga pika e bardhe, Latifi eshte i sakte duke e derguar topin ne rrjete dhe duke barazuar rezultatin. Pjesa e pare ne kete menyre do te mbyllej ne barazim 1-1.
E dyta nis mire per Egnatian qe madje eshte shume prane golit te dyte. Ka qene ish- futbollisti i Vllaznise Demir Imeri qe me nje gjuajtje nga jashte zone, godet traverse e portes shkodrane.
Me pas, Vllaznia qe fiton terren dhe ushtron me teper presion ne gjysmefushen rrogozhinase por i mungojne rastet. Minutat kalojne dhe Egnatia duket e kenaqur me barazimin teksa mbrohet me kujdes dhe deshiron te shfrytezoje kundersulmin.
Skuadra shkodrane futi ne loje Ardit Hoxhajn e Mustedanagiç per te freskuar sulmin ne vend te Krujes e Latifit. 10 minuta para fundit, Mustedanagic ka nje mundesi te mire shenimi por gjuan jashte.
Ne shtese eshte po ky lojtar qe ka nje mundesi te arte por preferon te gjuaje vete duke mos arritur dot te shenoje. Perfundimisht 1-1, nje rezultat qe padyshim nuk i kenaq shkodranet.