Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia luajti sot në Ballsh, 6 lojtarë qëndruan në Shkodër për t'u...

Vllaznia luajti sot në Ballsh, 6 lojtarë qëndruan në Shkodër për t’u stërvitur për ndeshjen me Elbasanin

Stafi teknik i Vllaznisë ka rrezikuar jo pak sot për ndeshjen e Kupës ndaj Bylisit duke lënë pushim 6 prej titullarëve. Bëhet fjalë për portierin Leon Pohls, mbrojtësit Erdenis Gurishta e Andrey Yago, mesfushorët Sherif Kallaku e Esat Mala si dhe sulmuesin e kapitenin Bekim Balaj.

Po ashtu, ka lënë në stol edhe Ardit Krymin. E ka bërë një gjë të tillë për dy arsye: Së pari, për t’i dhënë mundësinë edhe lojtarëve të stolit për të treguar vlerat e tyre, por edhe për të mos i ngarkuar titullarët për ndeshjen e së dielës ndaj Elbasanit.

Dhe në fakt gjërat kanë shkuar ashtu si duhet sepse Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Bylisit dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës. Nga ana tjetër, shtatë titullarët që nuk luajtën sot janë më të freskët për sfidën e rradhës.

Ata kanë zhvilluarr sot një seancë stërvitore në Shkodër, bashkë me përgatitësin atletik Fation Kadija që po ashtu ka qëndruar me ta dhe kësisoj tashmë të gjithë e kanë mendjen tek sfida e rradhës ku padyshim që do të kërkohet një tjetër fitore.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments