Vllaznia ka shkelur pasditen e sotme serish ne tapetin e stadiumit “Loro Boriçi” per te zhvilluar seancen e fundit stervitore ne pragndeshjen me NK Siroki Brijeg.

Stafi teknik i kuqebluve kishte zgjedhur oren 18.00 per zhvillimin e kesaj seance ku mesohet se eshte punuar me shume ne aspektin tekniko- taktik. Te pakten keshtu shkruhet ne faqen zyrtare te klubit shkodran.

“Ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” seancën e fundit stërvitore në pragndeshjen me NK Siroki Brijeg.

Futbollistët dhe stafi teknik kanë punuar më tepër në aspektin tekniko- taktik për ta përgatitur si duhet takimin e nesërm dhe në rradhët e tyre është vërejtur një optimizëm për përmbysjen e rezultatit 1-3 të ndeshjes së parë dhe kualifikimin në turin e dytë të “Conference League”- shkruhet ne faqen e KF Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/