Vllaznia do te ndeshet me Korabin ne turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Ky eshte verdikti i shortit te hedhur pak minuta me pare ne ambjentet e Federates Shqiptare te Futbollit.
Ndeshja do te luhet me 17 mars ne Shkoder dhe padyshim qe ky eshte shorti me i mire i mundshem per ekipi shkodran.
Siç është bërë tashmë e ditur skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen me një ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhjeje.
Sezonin e shkuar ishin durrsakët që ngritën trofeun, ndërsa këtë sezon disa skuadra të mëdha nuk janë në lojë. Bylisi, Tirana, Kastrioti dhe Apolonia janë katër skuadrat e Superiores që nuk janë pjesë e këtij kompeticioni.
Çiftet çerekfinaliste
Laçi- Partizani
Vllaznia- Korabi
Teuta- Kukesi
Dinamo- Skenderbeu