Vllaznia do të luaj sot me Bylisin në 13:45. Dueli i “Loro Boriçit” vlen për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore, me vendasit që do kërkojnë vendin e parë në klasifikim, duke përfituar nga barazimi i djeshëm i Partizanit.

Për shkodranët do të ketë dy mungesa në këtë duel. Arsid Kruja vuan një gjendje gripale, ndërsa da Silva vijon I dëmtuar.

Me rikthimin e Isaevskit vendosja do të jetë 3-4-3. Kujtojmë që dje në konferencë nuk doli trajnerit Brdaric, por zëvendësi I tij Plori, duke mos treguar arsyet e mungesës së gjermanit.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (3-4-3): Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Marku, Krymi, Imeri, Isaevski, Hoxhaj, Dilaver, Dunga Trajner: Thomas Brdaric