Vllaznia po i jep doren e fundit pergatitjeve per ndeshjen e pare te kampionatit, ate qe do te luaje diten e shtune ne oren 13.45 ne Laç ndaj skuadres vendase.
Kuptohet qe kemi te bejme me nje sfide shume te veshtire ndaj nje kundershtari qe edhe ai pritet te jete pretendent ne sezonin e ri. Kuqeblute seancen e rradhes e kane zhvilluar paraditen e se merkures ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe nje lajm i mire per trajnerin Brdariç eshte prania ne te e mbrojtesit senegalez Diagne.
Ai ka qene i demtuar por duket se gjendja e tij shendetesore eshte e mire dhe pritet te jete i gatshem per te luajtur.
Padyshim qe kjo eshte diçka shume pozitive duke ditur vlerat e ketij lojtari. Por nese Diagne pritet te jete i gatshem, trajneri Brdariç do te kete te pakten 4 mungesa.
Behet fjale per mbrojtesit Bulatoviç e Fangaj si dhe sulmuesit Gjurgjeviç e Ardit Hoxhaj. Megjithate kjo nuk do ta pengoje Vllaznine te kerkoje rezultat pozitiv ndaj Laçit.
Kontigjenti i lojtareve ne dispozicion te stafit teknik eshte i bollshem dhe ata do kene mundesine te zgjedhin nje formacion me lojtare cilesore. Marrja e nje fitore ne Laç do te ishte diçka shume e mire per skuadren shkodrane ne kete start te kampionatit.