Partizani dhe Vllaznia do “përplasen” nesër në 17:00 në “Air Albania”. Sfida vlen për javën e parafundit të Superligës, me dy skuadrat që janë në garë për titullin.

Të kuqtë qëndrojnë dy pikë para shkodranëve, që e kanë në dorë fatin e sezonit. Pezullimet dhe forma e lojtarëve ka bërë që Brdaric te shkodranët të mendojë tre lëvizje nga sfida e fundit, ajo e fituar me Kastriotin.

Në mbrojtje pritet një rreshtim me katër, teksa vendin e Isaevskit të pezulluar nga e majta do ta marrë Imami. Adili do rikthehet në qendër të mbrojtjes me Shehin, teksa Krymi do jetë titullar në mesfushë.

Pritet që Dilaver të jetë në majë të sulmit, me boshnjakun që nderoi shkodranët në sfidën e kaluar. Balotazh mes Imerit dhe Da Silvës në krahët e ofensivës.