Ndeshja çerekfinale e Kupës së Shqipërisë në mes Vllaznisë dhe Korabit që do të luhet pasditen e sotme në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” konsiderohet e rëndësishme për kuqeblutë sepse mund t’i kualifikojë ata për në gjysmëfinale.

Në kampin kuqeblu e kanë vlerësuar maksimalisht këtë takim dhe si rrjedhojë trajneri Brdariç pritet të hedhë në fushë lojtarët e tij më të mirë sepse objektivi i vetëm është fitorja.

Kështu në portë do të luajë Zogoviç, ndërkohë që mbrojtja këtë herë do të kthehet me katër lojtarë teksa Adili dhe Imami do të luajnë në qendër dhe Gurishta e Isaevski në krahë.

Treshja e mesfushës do të jetë e përbërë nga Krymi, Kaleziç dhe Kruja ndërkohë që edhe në sulm Vllaznia pritet të luajë me tre lojtarë në ndeshjen e sotme.

Do të jetë ajo treshe që i ka sjellë jo pak rezultate pozitive skuadrës e përbërë nga Imeri, A.Hoxhaj dhe Dilaver. Synimi do të jetë i qartë, për të shënuar sa më shpejt dhe për të siguruar fitoren dhe kualifikimin./SHKODRA-SPORT.COM/