HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me një lajm të mirë për trajnerin Jonuz para ndeshjes me...

Vllaznia me një lajm të mirë për trajnerin Jonuz para ndeshjes me Luftëtarin

Vllaznia do te luaje te shtunen ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Luftetarit ne Gjirokaster dhe kuqeblute po i japin doren e fundit pergatitjeve per te.

E ndërsa në formacion mund të ketë edhe mungesa teksa e sigurtë të paktën është ajo e brazilianit Hygor, por mund të ketë edhe ndonjë tjetër, në pankinë ndërkohë nuk do të ketë mungesë.

Trajneri Mirsad Jonuz e ka përfunduar pezullimin dyjavor që I pat dhënë Komisioni I Disiplinës dhe këtë herë do të jetë në timonin e kuqebluve nga vendqëndrimi I tij I zakonshëm.

Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse duke qene ne dhomat e zhveshjes e po ashtu edhe ne pankine, do te dije t’i motivoje si duhet lojtaret per ta kaluar me sukses kete perballje qe ne pamje te pare duket e kalueshme, por nuk eshte e tille.

Vllaznise i duhet ta fitoje kete ndeshje medoemos per te lene njehere e mire poshte vetes ne renditje Luftetarin por Jonuz e di qe nuk do ta kete te lehte dhe prandaj po mundohet te gjeje menyren e duhur per ta mundur kete kundershtar.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments