Te Vllaznia nuk e kane vuajtur shume humbjen ndaj Tiranes, per vete klimen qe u krijua pas kesaj sfide, ku vemendja e te gjitheve kaloi te ndryshimi i trajnereve.

Perpos kesaj, Vllaznia i pati mundesite qe te mos dilte pa pike nga stadiumi “Selman Stermasi”, por ai takim eshte harruar dhe tashme fokusi eshte te sfida e rradhes me Egnatian.

Nga skuadra e trajnerit Josa kerkohet nje fitore, teksa ne tre fazat e tjera ndaj Egnatias, shkodranet kane nje humbje dhe dy barazime.

Vllaznia ndodhet ne vendin e peste, por shpresohet qe ekipi te futet ne Kupat e Europes direkt nga kampionati, duke marre maksimumin ne javet e mbetura. Ky mision nis qe kete jave ndaj Egnatias, ku kerkohet me çdo kusht fitorja.

Trajneri Josa e ka te plote grupin, me perjashtim te kapitenit Gurishta dhe sulmuesit Gjurgjeviç dhe me ndihmen e tifozeve shpresohet qe Vllaznia ta kaloje me sukses Egnatian dhe te mbeten me shprese qe deri ne fund te parakalojne Partizanin ose Kukesin ne renditje.
Maringlen ZHIVANI