Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me sytë edhe nga të rinjtë. Ofertë dy 19 vjeçarëve të...

Vllaznia me sytë edhe nga të rinjtë. Ofertë dy 19 vjeçarëve të talentuar

Tek Vllaznia ka nisur puna per ndertimin e skuadres se sezonit te ardhshem dhe nje nder objektivat e drejtuesve eshte edhe rinovimi i saj.

Planet jane bere qe me kuqeblute kete sezon te firmosin edhe 3-4 elemente te spikatur te ekipit U19 te kesaj Akademie dhe bisedimet kane nisur.

I pari me te cilin eshte biseduar, ka qene sulmuesi Ardit Nikaj. Ai ka qene i pranishem ne stervitjen e Vllaznise, por nuk ka mundur te vihet ne dispozicion te stafit teknik per nje demtim qe e shqeteson kohet e fundit.

Megjithate kjo nuk e ka penguar sponsorin Alban Xhaferi qe te ulet e te bisedoje me te per kontraten e re. Ne ditet ne vijim pritet edhe firma e ketij 19 vjeçari. Nje tjeter element qe pritet te jete pjese e ekipit te pare te Vllaznise eshte edhe mbrojtesi Geralb Smajli.

Ai ka qene i angazhuar me kombetaren U20 ditet e fundit (ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit) dhe tashme pritet qe te bashkohet ne stervitje me ekipin e pare te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments