Vllaznia ka lene tashme pas ndeshjen e Kupes me Flamurtarit dhe bashke me te edhe gezimin e kualifikimit dhe nderkohe ka nisur punen per sfiden e rradhes, ate qe do te luaje diten e diele ndaj Teutes ne Durres.
Edhe per kete takim, stafi teknik do te kete mungesa teksa e sigurte eshte ajo e Ndriçim Shtubines qe ndaj Tiranes ka marre kartonin e katert te verdhe dhe per rrjedhoje nuk do te jete ne gjendje te luaje kete here.
Por nga ana tjeter, stafi i ka syte nga infermieria ku po qendron mbrojtesi Renato Malota. Ai u largua i demtuar nga fusha ne pjesen e dyte te ndeshjes me bardheblute dhe per kete arsye, nuk luajti as ne ndeshjen e kupes ndaj Flamurtarit.
Mjeket po mundohen ta rikuperojne ne kohe dhe shpresat jane qe te jete i gatshem per te dielen dhe ky padyshim qe do te ishte nje lajm i mire per Vllaznine sepse Malota ka treguar nje forme shume te mire sportive kete sezon dhe ka qene nje pike shume e forte e kuqebluve ne prapavije.
Por ne rast mungese te tij, atehere serish dyshja e qendres se mbrojtjes do te jete e perbere nga Shehi dhe Adili. E rendesishme eshte qe secili te beje me te miren dhe kuqeblute te mos dalin pa pike edhe nga “Niko Dovana”.
www.shkodrasport.com