Kane mbetur edhe dy dite deri tek ndeshja Vllaznia- Dinamo dhe ne kampin shkodran jane thuajse gati per te. Stafi teknik i ka bere planet se si do te perballojne kete kundershtar dhe si do te mundohen ta godasin per ta fituar ndeshjen.

Brdariç dhe stafi i tij kane gati edhe formacionin me te cilin do ta nisin kete takim nga minuta e pare. Ne fakt ka vetem nje dileme per te cilen mbase do te vendosin paraditen e se henes.

“Shkodra Sport” meson se 10 pozicione ne fushe jane te sigurta si do te luhet. Ideja e vetme qe pret nje pergjigje eshte nese do te luhet me skemen 4-3-3 apo 4-4-2?

Nese do te luhet me kete te fundit, ne repartin ofensiv do te jene Ardit Hoxhaj e Latifi nga krahet dhe Gjurgjeviç e Aralica ne maje te sulmit.

Por nderkohe, po shikohet mundesia qe nese kjo skeme nuk eshte shume e pershtatshme, do te nje mesfushe me tre lojtare, ku Heriç do te luaje bashke me Krymin e Jonuzin, ashtu siç ka luajtur edhe ndeshjet e kaluar.

Nese ndodh kjo, atehere duhet sakrifikuar Ardit Hoxhaj ose Gjurgjeviç. Synimi i stafit eshte per te ndertuar nje skuader sa me te mire, me te cilen do te tentojne t’i shkaktojne humbjen e pare ne kampionat Dinamos./SHKODRA-SPORT.COM/