Vllaznia ne basketboll per meshkuj ka marre “revanshin” ndaj Tiranes pas humbjes gjashte dite me pare ne finalen e Kupes se Shqiperise.

Pasditen e sotme, shkodranet kane fituar me rezultatin 116-110 ne ndeshjen e vlefshme per javen e dyte te kampionatit kombetar. Ajo eshte luajtur ne sallen sportive “Fahrie Hoti” te kryeqytetit dhe eshte shoqeruar me shume emocione.

Te dy ekipet kane sfiduar njera- tjetren duke kaluar ne avantaz herepashere dhe kjo ka bere qe ne fund te 40 minutave, te fiksohej rezultati i barabarte 99-99 duke bere qe ndeshja te shkonte ne shtese.

Ne kete te fundit, Vllaznia u tregua me e sakte dhe arrinte ta kalonte rezultatin ne favorin e saj duke fituar me rezultatin 116-110. Kjo eshte fitorja e dyte rradhazi per te, pas asaj me Partizanin javen e kaluar.

Kjo tregon se ekipi shkodran do te jete nje rival i forte deri ne fund per titullin kampion, megjithate gara do te jete e hapur deri ne fund./SHKODRA-SPORT.COM/