Vllaznia eshte gati per ndeshjen e sotme qe do te luajne ne Vlore ndaj Flamurtarit. Stafi teknik po mendon per kete ballafaqim shume te rendesishme e njekohesisht te veshtire, por ne kete pragndeshje i ka dale nje problem.

Per takimin ndaj vlonjateve nuk do te jete i gatshem per te luajtur mesfushori braziliani Hygor Guimaraes Gonçalves. Ai u largua nga fusha e lojes ne minutat e fundit te ndeshjes me Partizanin duke çaluar dhe u mendua se e kishte nga lodhja, por ne fakt ka rezultuar tjeter gje.

Nga sa mesohet, Hygor ka nje problem ne pulpin e kembes se djathte dhe ndonese stafi mjekesor eshte marre gjate ketyre tre diteve me te, nuk kane arritur ta rikuperojne per kete ndeshje.

Shpresat jane te medha qe te pakten te behet i gatshem per sfiden tjeter, ate qe Vllaznia do te luaje te dielen ne Laç. Braziliani ka qene nje nga lojtaret me te rendesishem te ekipit ne keto javet e para te kampionatit dhe madje ka shenuar edhe tre gola me shume peshe per ta.
Tashme mbetet per t’u pare se kush do te luaje ne vend te Hygor.
www.shkodrasport.com