HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia merr një lajm të shkëlqyer para ndeshjes me Bylisin

Vllaznia merr një lajm të shkëlqyer para ndeshjes me Bylisin

Vllaznia ka marre nje lajm shume te mira ne prag te ndeshjes se rradhes, asaj me Bylisin. Diten e sotme i gjithe ekipi dhe jo vetem ai jane njoftuar nga administrata e klubit per t’iu drejtuar bankes per te marre rrogat.

Padyshim qe ky ka qene nje lajm vertete i mire qe ka gezuar futbollistet dhe stafin teknik dhe qe do t’i motivoje edhe me shume ata per te bere mire edhe ne te ardhmen, duke pare edhe korrektesine e klubit ne kete drejtim.

Por nuk kane qene vetem pjestaret e ekipit te pare qe jane gezuar. Te njejtin lajm kane marre edhe trajneret e Akademise Vllaznia qe kishin disa muaj pa u paguar dhe po ashtu edhe administrata dhe punonjesit e terreneve sportive. Keta te fundit madje pak kohe me pare paten dale ne nje reagim publik bashke me drejtues te Sindikatave per te apeluar per mungesen e rrogave.

Siç u pat thene edhe atehere nga ana e klubit, problemi ka qene kthimi i nje fondi nga ana e Prefektit dhe tashme kjo procedure u zhgjidh pas miratimit te fondit prej 200 milione lekesh nga Keshilli Bashkiak pak kohe me pare.

Me kete fond, eshte bere pagesa e rrogave te prapambetura te te gjithe klubit dhe po ashtu edhe shlyer edhe nje pjese e detyrimeve tatimore. Per rrjedhoje, tashme mund te thuhet me plot gojen se gjithçka eshte normalizuar sa i takon situates financiare ne klubin shkodran dhe padyshim qe kjo do te ndikoje per mire ne ecurine e metejshme.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments