Nderprerja e kampionatit per shkak te ndeshjeve te kombetares duket se ka ardhur ne momentin e duhur per ekipin e Vllaznise. Situata te ky i fundit pas barazimit te djeshem ndaj Egnatias nuk eshte e qete.
Si rrjedhoje duhet pak kohe per te sheshuar problemet qe mund te ekzistojne dhe kjo me siguri qe do te ndodhe shume shpejt. Por nga ana tjeter, stafi teknik ka marre nje tjeter vendim te rendesishem.
Ka vendosur qe skuadra te beje dy dite pushim dhe pas dites se sotme, lojtaret edhe neser do te kene mundesi ta kalojne ate me njerezit e tyre te dashur, para se t’i kthehen serish stervitjes te enjten.
Por deri ate dite kuptohet qe “gjakrat” do te jene zbutur dhe normalisht qe te gjithe do ulen sebashku per te nxjerre konkluzionet e kesaj situate te krijuar dhe padyshim edhe menyren si duhet dale prej saj.
Edhe vete presidenti Xhaferi mbreme ne nje studio televizive deklaroi se situata do te analizohet me qetesi dhe do te mendohet per daljen nga kjo situate sa me shpejt./SHKODRA-SPORT.COM/