Vllaznia ka marre nje barazim me shume vlere ne ndeshjen e transfertes se Ballshit ndaj Bylisit vendas. Ne fund te 90 minutave ne “Adush Muça” eshte vulosur rezultati i barabarte 0-0.
Me kete pike, kuqeblute duken ne rruge te mbare ne kete nisje te kampionatit, per me teper qe atmosfera ne prag te ndeshjes se rradhes me Tiranen tashme duket te jete shume inkandeshente.
Bylisi e nisi më mirë ndeshjen dhe pas minutës së 10-të, e shtoi presionin në hyrje të zonës së rreptësisë së Vllaznisë, megjithatë i munguan rastet e pastra. Nga ana tjetër, shkodranët u mbrojtën mirë dhe me anë të kundërsulmit të shpejtë tentuan ta ndëshkojnë skuadrën ballshiote dhe Zogaj në minutën e 20-të pati një rast shumë të mirë, megjithatë topi i gjuajtur prej tij kaloi ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
Edhe Bylis nuk heq dorë nga pretendimet e tij për të shënuar dhe në minutën e 30-të Bicaj shfaqet i lirë brenda zonës shkodrane, gjuan por pret Sherri në pozicion. Presioni I vendasve do të vazhdonte deri në shtesën e pjesës së parë, por asgjë nuk do të ndryshonte. 45 minutat e para u mbyllën në barazim pa gola 0-0.
E dyta nis në të njëjtën mënyrë dhe trajneri Jonuz për t’I dhënë më shumë freski lojës largon nga loja brazilianin Emerson dhe në vend të tij është Herald Marku. Në minutën e 63-të është Zogaj që tenton portën ballshiote me një goditje me kokë por pa sukses. Më pas edhe Marku ka një mundësi të mirë sërish me kokë, por gabon në finalizim.
Edhe kater minutat e shteses nuk do te dhurojne me asgje dhe per rrjedhoje i gjithe takimi do te mbyllej ne barazim pa gola 0-0.
Bylis- Vllaznia 0-0
Bylis: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Bicaj, Ndreca, Murataj, Turabov, Mellugja, Peposhi, Ntepe, Guindo. Trajner. Vlejko Dovedan
Vllaznia: Sherri, Gurishta, Malota, Shehi, Shtubina, Hygor (Lekaj 74′), Krymi, Kruja, Emerson (Marku 54′), Lika, Zogaj (Pusi 78′). Trajner: Mirsad Jonuz.
Arbiter: Laver Alla (Lushnje)