HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia motivon ekipin para Laçit, zbulohet premio në rast kualifikimi në finale

Vllaznia motivon ekipin para Laçit, zbulohet premio në rast kualifikimi në finale

Futbollistet kuqeblu do te luajne sot jo vetem per anen sportive por edhe ate financiare sepse ne rast kualifikimi do te marrin nje shperblim.

Drejtuesit e Vllaznisë i kanë premtuar 10 mijë euro shpërblim skuadrës në rast se sot arrin të kualifikohet në finalen e Kupës pas ndeshjes që do të zhvillojë kundër Laçit në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Burime të sigurta në klub konfirmuan për “Panorama Sport” se premio e vënë në dispozicion i është komunikuar ekipit dje në mbrëmje.

Sot kuqeblutë kanë një shans të artë, pasi bëhet fjalë për ndeshje me eliminim direkt me një takim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments