Vllaznia ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Pogradecit në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.
Vllaznia e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Zogovic, Fangaj, Adili, Gurishta, Hakaj, Krymi, Heric, Kruja, Da Silva, A.Hoxhaj, Çoba. Siç shikohet, kuqeblute luajten me disa ndryshime ne formacion kete here.
Në pjesën e parë ka qenë Ardit Hoxhaj që ka shënuar që në minutën e dytë dhe me këtë gol është mbyllur pjesa e parë, Në të dytën ndërkohë ka qenë mesfushori boshnjak që ka shënuar edhe golin e dytë dhe të fundit të kësaj ndeshje.
Ne pjesen e dyte perveç autorit te golit- Mustedanagic jane aktivizuar edhe Smajli, Sadrijaj, Paloka e Caina. Rastet nuk kane munguar dhe mundesite kane qene per te shenuar te tjere gola por perfundimisht 2-0.
Pas kësaj ndeshje, Vllaznia do ta lërë pas Kupën, për të menduar për sfidën e së hënës për kampionat me Egnatian ku padyshim që do të kërkojë fitoren sepse fitorja e sotme ndaj Pogradecit nuk vlen asgjë nëse nuk vjen kthesa edhe në kampionat.