Vllaznia ka marre nje fitore te rendesishme ne ndeshjen e pare çerekfinale te Kupes se Shqiperise duke fituar 3-1 dhe duke hedhur nje hap te rendesishem per kalimin ne gjysmefinale.

Kuqeblute e kane dominuar ndeshjen nga fillkmi e deri ne fund ndonese edhe terreni i stadiumit “Loro Boriçi” ka qene i papershtatshem si pasoje e reshjeve te shumta te shiut qe kane rene gjate gjithe ndeshjes.

Ndonese me shume ndryshime ne formacion, Vllaznia ne kete ndeshje ka treguar nje fytyre krejt ndryshe, me me shume deshire dhe ego.

11’ GOOOL VLLAZNIA! Shkodranët gjejnë avantazhin në mënyrë të papritur me Kaina. Pas një topi në qendër nga e majta, Hoxha kap topin por i rrëshqet nga duart dhe Kaina përfiton duke e çuar në rrjetë. Protesta të kryeqytetasve por gjyqtari, pasi merr konfirmimin edhe nga VAR, bën shenjë nga qendra.

33’ GOOOL VLLAZNIA! Çoba dyfishon shifrat pas një aksioni të shkëlqyer nga krahu i djathtë i Malës.

44′ GOOOL PARTIZANI 2-1! Matondo gjuan nga distanca dhe shkund rrjetën e Qarrit me një supergol.

51’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një aksioni nga e majta, topi shkon në qendër te Kaina i cili me shpejtësi kontrollon sferën dhe kalon Hoxhën.