Pas asaj me Studentin javen e kaluar, Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka marre nje tjeter fitore ne kampionat. Për ta kompletuar kete ecuri te mire, Vllaznia ka arritur nje tjeter fitore, kete here përballë Elbasanit.
Në Shkodër ka qenë një luftë e vërtetë sportive, me të dyja skuadrat që kanë luajtur pikë më pikë në çdo set, por në fund kanë qenë gjithmonë kuqeblutë që janë treguar më cinikë dhe më të zotë për të mbyllur jo vetëm secilin prej seteve, por edhe ndeshjen që zgjati për 1 orë e 17 minuta.
Falë këtij suksesi, Vllaznia vijon te jete brenda objektivave te saj teksa ka siguruar zonen “play off”, megjithate tashme duhet percaktuar vendi perfundimtar ne renditje, qe do te ndikoje pastaj edhe ne ndeshjet çerekfinale te kampionatit.
Ekipi shkodran pretendon pse jo qe te shkoje deri ne finale, ndonese nuk arriti te merrte lojtaret e duhur ne merkato, teksa ka bere te vetin vetem boshnjakun Brodliç.
www.shkodrasport.com