Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia mund edhe Flamurtarin, kryeson renditjen pas javës së dytë të kampionatit

Vllaznia mund edhe Flamurtarin, kryeson renditjen pas javës së dytë të kampionatit

Pas asaj me UMB Volej, Vllaznia e volejbollit te femrave ka fituar edhe ne javen e dyte te kampionatit ndaj Flamurtarit. Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Vlore, vajzat shkodrane kane fituar me rezultatin 3-1.

Duhet thene se takimi nuk nisi mire per ta sepse eshte Flamurtari qe e fitoi setin e pare ne shifrat 25-23, por vetem kaq.

Reagimi i Vllaznise vjen shpejt dhe ajo do ta fitonte lehtesisht setin e dyte ne shifrat 25-15 duke barazuar kesisoj numrin e seteve ne 1-1.

Por kjo ka zgjatur per pak kohe sepse ekipi shkodran do te fitonte edhe setin e trete 25-18 dhe me pas edhe te katertin serish 25-15. Ne kete menyre ka fituar krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Pas dy javeve te para te kampionatit, Vllaznia udheheq renditjen e kampionatit me pike te plota 6, po aq sa edhe Skenderbeu./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments